Përhapja e sëmundjes Covid-19 ka lajmëruar një bashkësi krizash shëndetësore dhe ekonomike, që do të fillojnë te kapin ekonominë, punesimin, tregun financiar dhe bizneset në vazhdën e saj. Firmat e mëdha dhe të vogla po e kuptojnë se do përballen në muajt e ardhëm me të ardhura të pakta, ndersa një pjesë e tyre (1/3 e bizneseve) ka dhe borxhe për të paguar.

Natyrshëm, që kjo ka vënë në lëvizje gjithë parashikuesit ekonomikë dhe financiarë për një detyrë me shumë të panjohura: për të ribërë programet në të trija seritë kohore, afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Pandemia aktuale, me një përhapje realisht virale ka dhënë ndikimin e parë tashme te parashikimet ekonomike për vitin 2020. Ato po ndryshohen ditë pas ditë në çdo vend të prekur nga sëmundja. Përballë frikës se nje recesioni brutal, qeveritë po miratojnë dhe kanë filluar të zbatojne paketa shpëtimi në një shkallë që tejkalon madje dhe krizën financiare të 2007-09.

Pse?Në teori, buxheti nuk duhet të shterroje kurrë nga likujditetet, pasi paratë mund të shtypen dhe shpërndahen direkt aty ku ka nevojë më të ngutshme.

Kur të gjitha bizneset përballen me të njëjten tronditje ekonomike, ato kanë nevojë për një rritje të madhe të furnizimit me likujditetet, pra për kreditim.Nëse bizneset janë të dëshpëruara në kërkesën për para, kjo tendencë ka efekte potenciale lehtësuese në sistemin financiar lokal dhe aq më shumë rajonal e më gjerë, pasi tregjet ndërveprojnë dhe janë të lidhura mes tyre me shume marrëdhënie dhe efekte të padukshme, përveç atyre që janë bërë publike.

Ndërkohë, teksa shkruajmë, lexojmë dhe flasim nevojat dhe kërkesat e biznesit dhe qytetarëve vijojnë të rriten. Ndërsa tregu sot nuk ofron një kategori të madhe te mallrave dhe sherbimeve, shumë firma, veçanërisht bizneset e vogla, mund të pësojnë një rënie të mprehtë të të ardhurave, duke pasur probleme me likuiditetin e tyre. Firmat e lidhura me zinxhirin e ekonomisë do të regjistrojnë kufizime më të larta të likuiditetit, duke rritur për to rrezikun e falimentimit.

Kjo është nje arsye pse në javën e kaluar sasia e parasë e vënë në dispozicion të krizës që ka trokitur në momentin kur do të lëshohen do të shkojnë në konsum si një “kurë” likuiditeti për ekonominë.

Në këto kohë me pikëpyetje që askush nuk i ka përgjigjet ndoshta kjo sasi e premtuar nga buxheti nuk mjafton dhe koha në fakt është tani për të vepruar me një sasi të shtuar parash, që të krijojë siguri për biznesin, por edhe për qytetarët e panikosur. Vlerat e premtuara për furnizim direkt me para, që arrijnë disa miliardë lekë janë pak në krahasim me kërkesën dhe konsumin, i cili duhet të shtohet në këtë kohë epidemie panikor dhe shpenzimesh valutore.

Po nga do të gjenden këto para, se në teori mjaft të thuhet mendimi dhe mbyllet cikli?

Në vendet e zhvilluara, mënyra më e shpejtë për investitorët dhe bizneset për të mbledhur para është të shesin asete likuide. Në një botë kapitali me bursë këmbimi dhe gjithë mekanizmat dhe logjistikën e nevojshme të tregut të kapitalit, investitorët janë të parët që reagojnë me këtë qasje. Prioriteti i tyre është të likuidojnë zotërimet e aktiveve me rrisk. Tregjet lëvizin në po këtë drejtim.

Ndërkaq, kompanitë dhe bankat kanë tendencë të mbajnë aktivet e tyre likuide (para dhe të ngjashme) në Bono thesari ose edhe Bono korporative për një siguri më të madhe.

Kjo qasje është një adresim që mund të prodhojë situatë të ndryshuar dhe ndihmëse edhe për ekonominë në Shqipëri, Kosovë e rajon.

Ndërkohë, qasja e shërbimeve dhe ofrimi i produkteve online duke krijuar infrastrukturën për komunikim dhe shpërndarje (aplikime dhe faqe të dedikuara) është një kursim për të ardhmen dhe zëvendësim i përkohshëm i asaj pjese të ekonomisë që ka stopuar.

Por, deri më tani përpjekjet e qeverisë tonë për të frenuar përhapjen nëpërmjet bllokimit të qarkullimit po çojnë në një konsumin më të ulët të shërbimeve, siç janë restorantet, argëtimi, si dhe aktivitete të tjera ku në një farë mase përfshihet edhe transporti e ndërtimi. Këto aktivitete përbëjnë më shumë se 1/2 e ekonomisë. Ato gjithashtu do të ndikojnë negativisht në konsumin shtëpiak të mallrave. Për më tepër, familjet mund të shtyjnë vendimet për blerje për shkak të pasigurisë së krijuar nga pandemia.

Nga ana tjetër, furnizimi me para për pagesën e punonjësve përbën vetëm 20 përqind të shpenzimeve të bizneseve. Shpenzime të tjera, si qeraja, pagesa të furnitorëve, pagesa kredie etj. janë pjesë e pandare me vazhdimësinë e biznesit. Nëse ndalet një zinxhir furnizimi nuk mjafton të rimbursohet vetëm nje mekanizem i tij. Nevojiten angazhime jo detyrimisht monetare dhe mekanizma të tjerë që gjithë bizneset e ndërlidhur me njëri-tjetrin të vihen në punë kur ekonomia të fillojë përsëri të lëvizë.

Parashikimi i hidhur është se kriza që po vjen kushton shumë dhe presioni i kufizimeve mund të jetë një faktor shtypës për një vijimesi ekonomikisht te paqëndrueshme. Pas disa kohesh, qeveria mund të mos ketë aftësinë për të akomoduar bizneset dhe konsumatorët në një realitet ekonomik më të mire. Njerëzit e zakonshëm mund të mos e tolerojnë trazirën ekonomike dhe sociale, që mund të gjenerohet nga rrethanat e ndryshuara.

Po si mund të mbajmë gjallë nevojën për t’u solidarizuar se bashku për përballimin e kësaj situate të pandodhur?

Ndërsa kjo situatë e vështirë ekonomike, që vjen e përsëritur për Shqipërinë pas shock-ut të tërmetit në 2019, duket se ka futur në vështirësi qeverinë, e cila po përpiqet të përdorin kompanitë dhe konsumatorët duke dashur tu shpërndajë miliona euro ndihma dhe garanci për kredi. Askush nuk mund të jetë i sigurt se sa mirë do të funksionojnë kjo skemë shpëtimi. Inkurajimi i bankave për të dhënë hua ka ulur deri diku rriskun me të cilën bankat mund të huazojnë nga banka qendrore nën normën në të cilën ato kompensohen për depozitat. Por, biznesi shqiptar është shumë më me halle se sa nevoja e kreditimit të biznesit për disa muaj.

Kerkesa për para do të vazhdojë edhe pas heqjes së izolimit. Por, nëse do të krijohen mjaftueshëm likuiditete, atëherë dëmi afatgjatë në ekonominë reale do të minimizohet. Kështu që, nëse bizneset e dinë se ata mund të marrin para sa herë që u duhen, mund të mos kenë nevojë aq shumë motivimin për të ardhmen pasi pandemia te jetë vënë nën kontroll.

Një qasje më e prekshme për bizneset do të ishte që të uleshin realisht në një dialog kombëtar për nje komunikim gjithpërfshirës mes tatimorëve, shoqatave kontabile, shoqatave fiskale, shoqatave të biznesit, si dhe zyrave që japin konsulencë hiznedit, si dhe me një dialog paralel me FMN, BB për të harmonizuar qasjet kombëtare me ato ndërkombëtare. Nevojitet me ngut një nxitje diskutimesh mes ekspertëve jashtë dhe brenda qeverisë duke ndërtuar sa më parë ura të dedikuara komunikimi për përcjellje të përvojave dhe mendimeve.

Është të paktën hera e dytë, që në kohë fatkeqësish kombëtare gjithë organizmat e krijuara për qëllime solidariteti nuk ndihen. Kështu, p.sh. ku janë këshillat e ndryshme pranë ministrive, institute, et. E gjitha kjo tregon se paku se ato egzistojë pse duhet të jenë për formë, por jo për t’i shërbyer qëllimit pse janë krijuar. Ndërkohë është koha për një analizë shteruese për një qasje monetare, por dhe e harmonizuar me kufizimet fiskale, apo furnizimi me para direkt për grupet në nevojë. Kjo do të sjellë vlera të shtuara perceptimit të njerëzve se ka një shpresë më shumë në këtë kohë krize, përtej masave të zakonshme nga buxheti per situata të vështira.

Në ndihmë të një rifillimi sa më të mbarë të ekonomisë, mundet që si një mekanizëm alternativ përveç pagesës së pagave të analizohet dhe programohet edhe dhënia e rimbursimit të TVSH (një pjesë apo i gjithë) apo edhe mundësia për të kompensuar detyrime për pagese tatimore për të ndihmuar bizneset të vazhdojnë t’i paguajnë njerëzit edhe nëse nuk mund të jenë në punë për shkak të karantinave, mbylljeve ose operacioneve të kufizuara.

Duke qenë se nevojitet precizion për të harmonizuar nevojat e biznesit me zgjidhjet prej qeverisë, shpallja më shpejt se pritet i kategorive përfituese dhe kushteve përfituese për amnisti fiskale për të ditur secili si të sillet dhe të reagoje. Administrata duhet të qartesoje në detaje situatën tatimore për çdo taksapagues, që me këtë rast çdo dosje e biznesit të pastrohet dhe të jetë një situatë e njohur

Çdo qeveri në këto rrethana, por dhe ato që do të vijnë më pas duhet të jenë të gatshme të mendojnë thellë që shumëçka do të ndryshojë për secilën shtresë dhe kategori sociale.

http://altax.al/al/blog-al/662-pandemia-thote-parashikimet-ekonomike-duhen-ribere