Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë mesazhin e pacientit të shëruar që doli sot nga spitali i Infektivit.“Më duket sikur kam lindur për së dyti”, thotë Kastrioti që do ti bashkohet familjes pas 21 ditësh qëndrimi në spital.

Në fjalën e tij, falenderoi mjekët dhe stafin shëndetësor që e ndihmuan të fitojë betejën e Covid-19. Poshte postimit te ministres, ka reaguar i emocionuar edhe doktori Altin Veshti duke thënë se ky është një sukses që pacienti 66 vjeç nga Fieri ja ka dalë edhe këtë herë. “Ky eshte pacient qe kam operuar une para ca viteve me nje bypass te trefishte. me behet qefi qe ja dole Kastriot” shkruan dr Veshti.


Gjatë 24 orëve të fundit 9 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.

Më poshtë postimi i ministres Manastirliu.- “Kam rilindur për së dyti” – Dëshmia e Kastriotit, 66-vjeçarit nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv!
Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit❗️Sot Kastrioti është i shëruar??#FORCA ekipi i Infektivit #JEMIMEJU