Zv.kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur përmes një statusi në rrjetet sociale sulmit të kryedemokrati Lulzim Basha në lidhje me shtimin e pagesës së qirave. Braçe i bën thirrje Bashës që ta ndajë mendjen nëse është në luftë me oligarrkët apo është në luftë për ta. Sipas Braçes, i gjithë ky sulm ndodh sepse politikanëve dhe ish-deputetëve tanë iu janë prekur interesat personale.

Postimi i plotë: NDAJE MENDJEN ÇUN, JE NE LU FTE ME OLIGARKET APO NE LU FTE PER TA?! Çfare e zgjoi nga gjumi LYLEZIM BASHEN qe shpertheu histerine dje ne darke?

Te themi disa #TEVERTETA; 1. Qiradhenesit e medhenj ne kete vend nuk jane njerezit e zakonshem, ata qe japin me qira nje apartament 60, 80, 100M2; 2. Qiradhenesit e medhenj ne kete vend jane ata qe zoterojne mijera metra katrore siperfaqe te pasurive te paluajtshme; 3. Pasurite e medha ne sistemin e qiradhenies i kane Ndertuesit e Medhenj dhe Pronaret e Trojeve ku kane ndertuar te paret; 4. Te paret, LYLEZIM BASHA i ka sulmuar fort si OLIGARKE- ka nder ta qe merren me politike, media, ka nder ta qe jane kliente te medhenj te politikes; Te dytet, merren me politike, kane familjaret ne politike si perfaqesues te tyre;

DONI TI IDENTIFIKONI? SHIHJUNI DEKLARIMET E PASURIVE NE 10 VITET E FUNDIT, DEPUTETE, ISH DEPUTETE, ISH MINISTRA, ISH KRYEMINISTRA E FEMIJE TE TYRE; Per transparence, krahasojini me te mia pershembull. Eshte turp te zoterosh pasuri te patundshme dhe eshte turp ti japesh ato me qira?

JOOOOOOOOOOO! Turp eshte ti kesh krijuar duke grabitur, permes favoreve te njenashme, klienteliste, dokumentave te falsifikuar e gjyqeve farse, me deshmitare te rreme e gjyqtare te blere me para ose troje; Turp eshte te mos deklarosh ne tatimeve kontratat e qirase dhe te ardhurat maramendese prej tyre; TURP MBI TE GJITHA ESHTE QE, E KETE SITUATE TE RENDE TE MOS PRANOSH AS SHTYRJE TE ARKETIMIT TE FITIMEVE NGA QIRAJA, ASNJE DITE, ASNJE JAVE, AS DY MUAJ! Akoma me turp eshte kur llogarine e ke perplot, por kalon ne histeri per vonesen e stermbushjes se saj me dy muaj! TURP FARE FARE FARE ESHTE TE PERDORESH POZITEN TENDE POLITIKE, PER PARATE E TUA, HEM SI QIRADHENES, HEM SI BOSI POLITIK I QIRADHENESIT TE MADH!

Tani nje pyetje kam per tatimet; A e degjuat sa e madhe dhe sa e forte ishte histeria e qiradhenesve politike dje? A E KUPTONI SA I MADH ESHTE EVAZIONI FISKAL I TYRE? Keta jane objekti i punes suaj, jo vetem njerezit e zakonshem me nga 60M2 pasuri!