Pak ditë më parë, Ermal Mamaqi bëri një deklaratë mbi librat, e cila u komentua shumë.
Aktori tha se në këtë periudhë nuk duhet të lexohen romane, por libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin.“Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, po kush lexon më romane tani! Lexoni libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin tënd dhe situatën që po kalon”, u shpreh moderatori.
Por kjo deklaratë e tij nuk u prit mirë as nga botuesja Arlinda Dudaj e cila i ka kthyer përgjigje në një koment ku i thotë se do të mbahet mend si i vetmi opinionbërës që predikon mosleximin.“Ermal u futa dhe të pashë videon pasi realisht nuk mund ta besoja se mund ta kishe thënë me të vertetë atë që veshët e mi dëgjojnë nga goja jote. Përtej gjithçkaje që mund të kesh pësuar nga lodhja në karantine, pasiguria në të ardhmen, ate e kemi të gjithë nga i pari tek i fundit deri në cepin më të fundit të botës. Ashtu siç e paraqet ti, duket se njeriu duhet të bëjë një gjë, atë që ti beson, duke përjashtuar gjithçka tjetër. Le të mos flasim për diskriminimin moshor edhe gjinor që i ke bërë dhe herë të tjera, po s’ka gjë të kemi falur se e kemi quajtur humor, edhe pse i tillë nuk është. Bukuria do e shpëtojë botën, e ka shpëtuar përherë, këtë nuk e vendos depresioni im apo yti në kohë të caktuara. E njeriu dhe kur të shkojë në punë, rrugës për aty, tek do shkojë për bukën e gojës mund të lexojë romane, se ato romane e libra të zhvillojnë si njeri, të bëjnë njeri. Se në fund të fundit për këtë po flasim në kohë si këto të gjejmë njeriun te vetja. Më vjen keq po do mbahesh mend si opinionbërësi i vetëm në historinë e botës që predikon mosleximin”, shkruante ajo në videon e Ermalit.Por, Ermali duket se nuk e ka lënë me aq dhe ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në Instagram.
Ai ka hedhur sërish një kunjë e cila lidhet me romanet.
“Shqiptarët shaji nga të duash nuk e kanë problem, ama po e shave nga romani… num bëhet shaka me Romanin”, shkruan Ermali.