Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në fjalën e saj në parlament, deklaroi se koronavirusi ka vrarë njerëz në të gjithë botën, duke shkaktuar një pandemi të pazakontë. Spiropali theksoi se masat që janë marrë nga qeveria kanë qenë të domosdoshme, duke thënë se po ashtu janë miratuar paketa në ndihmë të qytetarëve, për të mbajtur në këmbë ekonominë. “Shqipëria e ka përballuar me dinjitet këtë situatë. Spitalet tona nuk janë të mbushura me persona që luftojnë me jetën. Mjekët tanë janë pak të prekur, por sepse si qeveri, si shtet e popull kemi bërë gjënë e duhur. Masat kanë qenë drastike, duke qenë të vetëdijshëm se situata do përkeqësohej, ne kemi miratuar paketa për të ndihmuar popullin”, tha Spiropali.

FJALA E PLOTË:

Pandemia e Koronavirusit të ri është një tragjedi humane, potencialisht e proporcioneve biblike, shkruante para pak ditesh Mario Draghi, ish-President i Bankes Qëndrore Evropiane.Nuk bënte shaka. Pandemia e shkaktuar nga Koronavirusi i ri ka infektuar deri tani mbi 2.6 milione njerez në të gjithë botën, ka vrarë mbi 180 mijë dhe vazhdon të infektojë dhe të vrasë përditë, me një ritëm që i afrohet një bilanci luftë. Të martën e shkruar, Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se ekonomia botërore pritet të tkurret 3% gjatë 2020s, rënia më e madhe historike që prej depresionit të madh të 1930s. Falimentime dhe papunësi masive ishin fjalët kyce të analizës. Amerika dhe vendet kryesore evropiane do të përjetojnë goditjen më të forte – konkretisht ekonomia e SHBA pritet të tkurret me 5. 9%, vendet e eurozones me 7.5 %, ku Italia, një nga partnerët tanë kryesore tregtarë, do tkurret me nje record 9.1 %, Spanja 8 %, Franca 7.2 % dhe Gjermania 7 %.

Qytetet kryesore të botës të shkreta, rrugë dhe sheshe të zbrazura, nga Neë Yorku-u në Tokyo, nga Milano ne Bombei, e dëshmojnë me saktë se cdo statistikë, focën tinzare të këtij armiku të vogël, por të madh, të njerëzimit. Shqipëria e ka përballuar me shumë dinjitet këtë luftë të papritur. Nuk na gjeti të papërgatitur – përkundrazi, Shqipëria ishte vendi I dytë në Evropë që mbylli shkollat dhe nga të parët që mbylli kufijtw, kufizoi lëvizjët dhe shpalli karatinën si masë të domosdoshme. Shqipëria rezulton nga vendet me sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë më të ulët në Evropë, por edhe në rajon. Spitalet tona nuk janë të tejmbushura më njerëz që luftojnë më vdekjen varur në respiratorë. Morgjet tona nuk janë plot. Mjekët dhe infermierët tanë, fal Zotit dhe kujdesit, kanë një shkallë shumë të ulët infektimi. Jo se jemi pasardhës të pellazgëvë mitikë e s’na gjen gjë, sic thonë romantikët, as se rron or rron e s’vdes shqiptari si thonë nolistët, por as se se kemi kismet sic thonë optimisto-fatalistët, por vetëm e vetëm se si qeveri, si shtet dhe si popull, mund të themi me plot gojën se kemi bërë gjënë e duhur.Masat kanë qenë drastike dhe efikase, ashtu sic ka qenë ekzemplare rezistenca kombëtare: disiplinë, respekt për bluzat e bardha dhe udhëzimet e tyre, durim shembullor. Mbyllja në shtëpi, respektimi i fashave orare, distancimi fizik dhe shoqëror, kanë kanë shpëtuar jetë. Mirënjohje për këtë sakrificë kombëtare. Plotësisht të vetdijshëm se COVID-19 nuk hap plagë vetëm në mushkëri, por edhe ne ekonomi, kemi miratuar dy paketa që ndihmojë 300 mijë familje dhe biznese, me mbi 300 milionë dollarë ndihmë direkte nga buxheti dhe garanci sovrane.Jemi në një situatë të kontrolluar, por aktiviteti ekonomik dhe shoqëror duhet të fillojë gradualisht. Duke filluar nga java e ardhshme, do të rritet me 2 orë e 30 minuta fasha orare për individët. Do të hapim një kategori biznesesh për të lehtësuar ekonomitë familjare. Hapje graduale duke marrë një minimum 2-javor, nga njëra fazë tek tjetra. Është absolutisht e domosdoshme që në këtë fazë të re qytetarët dhe bizneset të respektojnë rregullat dhe masat, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit dhe garantimit të hapjes së mëtejshme – më shumë njerez në rrugë, në punë, dhe kudo. Cdo kthim pas do të ishte fatal.Situata vazhdon të jetë e paqëndrueshme pothuajse në të gjithë botën, edhe tek ne. Për sa më sipër, shtyrja e afatit të fatkeqësisë natyrore, deri ne 23 Qershor, është një domosdoshmëri në mënyrë që e gjithë kjo situatë pandemie të kalojë me sa më pak të prekur, ndër qytetarë dhe bluzat e bardha, dhe ajo çfarë është me e rëndësishme, me sa më pak fatalitete.

Ju lutem, votojeni.