Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi e quan një ditë të shënuar ditën e sotme, për banorët dhe admiruesit e bukurive natyrore të fshatit Çerem, pasi sot është lidhur pas 30 vitesh energjia elektrike.
Lidhja e energjisë elektrike nga OSHEE sot, është pritur me festë nga banorët e zonës. Për kryebashkiakun Byberi kjo është një dhuratë që do ta shijojnë banorët e rikthyer të Çeremit dhe turistët e shumtë që vizitojnë Alpet.
“Kjo dite do te ngelet e shenuar per çdo banor e admirues te bukurive natyrore te fshatit Çerem te Tropojes.
Pas 30 vitesh sot u lidh energjia elektrike.
Personalisht jam shumefish i lumtur pasi mu dha rasti qe pas 5 vite shkeputje nga ky komunitet i mrekullueshem, te rinis me energji e vullnet projektet e shumta te lena pergjysem. Kete dhurate bujare te Zotit tani do te kene mundesi ta shijojne banoret e rikthyer te cilet po investojne e turistet e shumte qe presin ta vizitojne.
Edhe nje here mirenjohje Kompanise OSHEE dhe posaçerisht drejtuesve Afrim Hoda e Sami Imerij dhe gjithe ekipit realizues qe ne kohe rekord realizuan nje investim te domosdoshem per te cilin askush nuk eshte kujtuar ne 3 dekada.
Mirenjohje te gjithe drejtuesve te institucioneve te Tropojes dhe banoreve te shumte te Çeremit qe ndame se bashku kete dite arritjeje me te vertet impresionuese.
Jam i sigurt se me moton qe na shoqeron “Se bashku per Tropojen”,do te kemi projekte te tjera jetesore qe do ti kthejne Alpet tona ne nje destinacion magjik e fitimprures per turiste nga vendi dhe e gjithe bota”, shkruan kryebashkiaku i Tropojës.
Nderkohe jane ne pritje te ndonje pershendetjeje nga biri i zones se tyre, Sali Berisha, i cili nga keto 30 vite ka qene 15 vite te plota ne pushtet dhe nuk e ka elektrifikuar kete fshat turistik.