Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19.
Të gjithë qytetarët dhe subjektet e biznesit duhet të përcjellin kërkesën për të përfituar ndihmën ekonomike sa dyfishi pagesës standard të papunësisë, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Kërkesa bëhet në mënyrë elektronike ose përmes postës në adresë të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive
Urdhri për përcaktimin e procedurës për përfitimin e pagesës së papunësisë
Ministria e Financave dhe Ekonomisë nxjerr urdhrin, me anë të të cilit përcaktohet procedura dhe mënyra e përfitimit të pagesës së papunësisë se luftës, procedurën dhe mënyrën e operimit të shërbimeve të punësimit si pasojë e gjendjes së krijuar nga përhapja e epidemisë COVID-19. Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron në urdhrin e saj, regjistrimin për përfitimin nga pagesa e papunësise dhe procedurën për rastet e përfituesve të ndihmës ekonomike, për individët që nuk mund të marrin vërtetimin e papunësisë. Në bazë të këtij urdhri, të gjitha shërbimet e punësimit do të ofrohen nëpërmjet komunikimit në distancë (nëpërmjet portalit e-albania, postës elektronike apo postës), për të lehtësuar komunikimin me strukturat e Agjencisё Kombёtare tё Punёsmit dhe Aftёsive (AKPA) dhe pёr tё mbrojtur jetёn e qytetarëve në kushtet e situatёs sё jashtёzakonshme tё krijuar nga epidemia COVID-19. Nëpërmjet urdhërit “Për mënyrën e procedimit të ofrimit të shërbimeve të punësimit dhe pagesës së papunësisë gjatë periudhës së gjendjes fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19” përcaktohet se:
• Pёrjashtimisht, gjatё situatёs sё COVID 19, tё gjithё punёkёrkuesit e papunё qё kanё qёnё tё rregjistruar deri nё datёn 10 Mars dhe qё janё aktualisht pёrfitues tё pagesёs sё papunёsisё, nuk do tё paraqiten nё sportelet e zyrёs sё punёsimit, por kёto shёrbime do t’i marrin online nga zyrat pёrkatёse.
• Pёrjashtimisht, gjatё situatёs sё COVID 19, qytetarёt qё duan tё pёrfitojnё nga skema e pagesёs sё papunёsisё dhe tё cilёt kanё ndёrprerё marёdhёniet e punёs pas datёs 10 Mars, mund tё aplikojnё pranё zyrave tё Punёs nëpërmjet komunikimit në distancë (nёpёrmjet postёs elektronike ose postё).
• Tё drejtёn pёr tё aplikuar e kanё individёt ose subjektet qё kanë liruar punonjësit nga pozicioni i punës, pёr t’i ardhur nё ndihmё qytetarёve pёr lehtёsimin e dokumentacionit e procedurave.
• Në rast se aplikuesi është subjekt, ai duhet të paraqesë pranë zyrёs pёrkatёse tё punёsimit listёn e personave që rezultojnë tё papunё pёr shkak tё situatёs sё COVID 19, duke marrё njё autorizimin (pёr pёrdorimin e tё dhёnave) pёr secilin prej tyre si mё poshtё: Emёr dhe mbiemёr; numёr kontakti pёr çdo person; ID –nr personal pёr cdo punonjёs; datёn e fundit të pagesës së sigurimeve shoqёrore; numrin e llogarisё tё cdo punonjësi, bankёn ku ka llogari bankare.
• Në rast se aplikuesi ёshtё individ, aplikimi bëhet nё zyrat e punёs pёr tё pёrfituar pagesёn e papunёsisё dhe paraqiten dokumentat e mёposhtёm nёpёrmjet postёs elektronike: Emёr, mbiemёr; ID – nr personal; Numёr kontakti; Emri i punёdhёnёsit, nr tel/email; datёn e fundit të pagesës së sigurimeve shoqёrore; numrin e llogarisё tё secilit dhe bankёn ku ka llogari bankare.
Urdhëri i firmosur nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, përcakton gjithashtu se, pёrjashtimisht gjatё periudhёs sё gjendjes së fatkeqёsisё natyrore, të shpallur si pasojё e COVOD-19, tё gjithё personat qё do tё marrin vёrtetim si punёkёrkues tё papunё apo qё duhet tё paraqiten pranё zyrave tё punёs çdo muaj, nuk do tё paraqiten fizikisht në këto zyra. AKPA do tё konfirmojё elektronikisht listat në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe pёrmes sistemeve tё menaxhimit tё informacionit do të merren konfirmimet në bashkëpunim me SHSSH. ***Urdhëri është hartuar në mbështetje tё Vendimit tё Kёshillit tё Ministrave nr. 243, dt.24.03.2020, “Pёr shpalljen e gjendjes sё fatkeqёsisё natyrore”, tё Akteve Normative me fuqinё e ligjit tё Kёshillit tё Ministrave, tё VKM nr. 254, datё 27.03,2020 “Pёr pёrcaktimin e procedurave, tё dokumentacionit dhe tё masёs sё pёrfitimit tё ndihmёs financiare pёr tё punёsuarit nё subjektet e biznesit me tё ardhura vjetore deri nё 14 milion lekë, ndihmёs ekonomike dhe tё pagesёs sё tё ardhurёs nga papunёsia gjatё periudhёs sё fatkeqёsisё natyrore, të shpallur si pasojё e COVOD-19”.