Vetëm pak orë pasi u emërua si prefekt, zv. ministër i Brendshëm Besfort Lamallari ka zhvilluar takimin e parë me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, drejtuesin e Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj dhe Sekretarja e Përgjithshme e Institucionit te Prefektit.
Mësohet se në fokus të takimit kanë qenë masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për të cilat ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se qeveria ka pasur shumë kritika, që nuk ishin reflektuar nga drejtuesit.
Më konkretisht mësohet se u trajtuan problemet e mirëmenaxhimit të tregjeve, pajisja e tuneleve të dezinfektimit dhe vetkarantinimit të komunitetit në veçanti në Bashkine Shkodër, në të cilën u morën përsipër përgjegjësitë e secilit institucion.