Bashkimi Evropian i ka dhënë Shqipërisë 50 milionë euro grante për të luftuar koronavirusit, nga të cilat 4 milionë euro do të shkojnë për pajisje mjekësore.
Sot u nënshkrua marrëveshja mes ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca dhe koordinatorit të OKB në Shqipëri Brian Ëilliam, e cila aktivizon menjëherë fonde.
Në një video-konferencë të përbashkët me Ministren Manastirliu, Brian përgëzoi qeverinë për masat e shpejta ndaj Covid-19, dhe theksoi se mbështetja e BE ishte në kohën e duhur.
“Solidariteti ynë sot duhet të jetë i asaj shkalle që është dhe kriza. Për të adresuar COVID-19 bota duhet t’i përgjigjet në një masë prej 10% të prodhimit të brendshëm bruto. Qeveria shqiptare duhet përgëzuar për masat e saj të shpejta dhe të plota për distancimin fizik, testimin, gjurmimim, për komunikimin e informacioneve të gjitha me qëllim për zbutjen e kurbës.
Pëtgërzime ministrja Manastriliu, Ramës dhe qeverisë për bashkëpunimin kolektiv. OKB ju mbështet. Mbështetja e BE në këtë moment është në kohën e duhur. Kolegia ime Freja van Grud, nuk mund të ishte sot këtu prej COVID-19 por më lejoni të shpreh angazhimin e UNOX sa më shpejt që mund të punohet në këto kushte.Pikërisht përmes partneriteteve të tilla njerëzimi mund të mbrohet nga koronavirusi dhe të mbrohet ”, tha Brian Ëilliam.
Ndërsa Luigi Soreca u shpreh i lumtur që kontrata u nënshkrua menjëherë pas dhënies së fondit.
Nuk munguan falenderimet e Ministres së Shëndetësisë për mbështetjen që poi jepet Shqipërisë në këto ditë të vështira.
“Së pari më lejoni të shpreh mirënjohjen për reagimin e menjëhershëm nga BE për luftën kundër koronavirusit. Kjo mbështetje që po i jepni Shqipërisë për të luftuar këtë armik të përbashkët do të jetë një punë e përhershme. Për gjitha sistemet tona po përballen me një krizë të paprecedentë, ekonomitë tona dhe shoqëritë tona. Shqipëria reagoi në mënyrë të shpejtë si distancimi social, izolimi, masa që u vunë në zbatim në mënyrë të menjëhershme dhe kanë dhënë rezultate.
Është një situatë që nuk mund të luftohet brenda kufijve të një vendi të vetëm. Mbështetja e BE e cila do të jepet me anën e UNOX është një mbështetje e menjëhershme për Shqipërinë.
Ndihmesa që po na jep BE me anën e këtyre mjeteve reanimatore, ventilatorëve, ambulancave, me pajisjet e ndryshme të rrezeve X do na ndihmojnë për të luftuar, dhe jo vetëm për të diagnostifikuar rastet. Për këtë arsye ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën tuaj kaq të shpejtë dhe që fondet të aktivizohen menjëherë dhe të jenë në dispozicion”, tha Manastirliu.