Këtë të mërkurë është zhvilluar ceremonia e firmosjes së kontratës së parë të BE me Ministrinë për Rindërtimin, në kuadër të programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, është shprehur se në këtë marrëveshje bëhet fjalë për 15 milionë euro, të cilat do të përdoren për ndërtimin e shkollave që u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit.
Ndër të tjera ambasadori ka theksuar se shkollat do të ndërtohen sipas standarteve ndërkomëbtare, dhe se ky program do të shtrihet dhe për institucionet e tjera arsimore dhe në Tiranë.
“BE ka mundur që të rikonfirmojë shifrën 15 milionë euro, dhe premtimin e bërë prej 115 milione euro të nënshkruar më 17 shkurt në konferencën e donatorëve. Ne do i qëndrojmë në krahë Shqipërisë në këto momnete të vështira dhe do japim kontributin e duhur për rindërtimin pas tërmetit. Pjesa e parë do të ndihmojë 22 shkolla në pesë zona në Durrës, Kavajë, Kurbin, Kamzë dhe Krujë. Gjithashtu ne do të vijojmë me zbatimin e programit për rindërtimit të shkollave dhe do të vijojë dhe në zonat e tjera jo vetëm në Tiranë”, u shpreh ambasadori Soreca.