Pas kufizimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në Florida të SHBA u rihapën plazhet. Ishin me qindra njerëzit që pushtuan brigjet bregdetare, ndërkohë që janë treguar tepër të shkujdesur dhe kanë shpërfillur distancimin nga njëri-tjetri.

Nisur nga kjo situatë guvernatori republikan Ron DeSantis i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura. Edhe pas kësaj thirrje njerëzit nuk janë treguar të vëmendshëm dhe kanë vijuar të pushojnë si të ishte një ditë e zakonshme jopandemike. Plazhet e rihapura në Floridan e Veriut janë Jacksonville, plazhi i Neptunit dhe plazhi i Atlantikut.