Nga Idajet Beqiri/

Pas botimit të një fragmenti në librin “Shqipëria ime” për Kaçin e Zi (Kastriot Islamin), të cilin e nxorri në botim Shtëpia botuese “Fan Noli” në vitin 2011, kisha vendosur të mos publikoja më për të, për karakterin e pështirë dhe ligësitë e tij, për “modelin” më të pistë që aplikoi ai në politikën mbi 100 vjeçare të shtetit shqiptar, për të qënurit e tij mosmirënjohës deri në përmasat e të paimagjinuarës (dhe për këtë të fundit kam një eksperiencë personale)…

Jemi ngacmuar vazhdimisht pse nuk e kemi bërë këtë gjë, domethënë pse nuk kemi folur për të, aq më shumë që “fenomeni” i “Kaçit të Zi”, i cili nga një super “i kuq” i deklamuar, domethënë nga të qënurit kulmi i ekstremit të majtë, i zgjedhur si i tillë në vitet 1990 me dorën e vet Ramiz Alisë, por domosdo me bekimin dhe miratimin e Sali Berishës, njohësit më të mirë të “specializantëve” shqiptarë të sistemit komunist në Francë, të konvertohej brenda natës në një ekstremist i djathtë, në një saliberishist vërtet neveritës dhe i pështirë!

Dikush thoshte se këtë gjë nuk e bënim sepse “e ruanim Kaçin e Zi si mallakastriot”, dikush shkonte më tej, duke n’a vënë në dyshim “karakterin” e Krahinës së Mallakastrës, e cila nxjerr nga gjiri i saj edhe palaço të këtij niveli!

Kësaj të fundit, për hirë të së vërtetës, herë pas here i kemi dhënë përgjigjen e duhur, dhe përgjithësisht jemi kuptuar, sepse historikisht, çdo krahinë, çdo fshat a fis, e madje çdo familje, e ka një “qenef” të vetin, që kohë më parë, e mbanin në skain fundor të avllisë së shtëpisë…!

Mirpo ja që ra Korona virusi, kjo pandemi vdekjeprurëse botërore, dhe ripamë foton e Kaçit të Zi, dëgjuam zërin e tij nga thellësia e honit të vetizolimit në Televizionin Fax News, duke parashtruar me gjuhën e një “superspecialisti”, kuptohet në të njëjtën linjë dhe vokabolar me “Korona virusin blu” Sali Berisha, 10 të këqijat e Qeverisë Rama, të cilat po bëjnë që “korona virusi të lulëzoj në Shqipëri”!

Madje Kaçi i Zi bëri pohimin më “fantastik”, sa e çuditi dhe e ekzaltoi edhe drejtuesen e lajmeve, duke thënë se Korona virusi erdhi nga Surreli, duke jua sjellë shqiptarëve në vatrat e tyre Edi Rama!

Që Kaçi i Zi është “i surprizave”, domethënë “kryespecialistë” i të gjithave, nga financat, diplomacia e deri te seksologjia, këtë shqiptarët e kanë ditur prej kohësh. Aq më shumë kur kanë ende të freskët përunjëjen servilosëse të Kaçit të Zi para këmbëve të Fatos Nanos, kryeministër i Socialistëve atherë, për t’a bërë “një çik” Ministër të Financave! Dhe që me këtë veprim ky Xhuxhmaxhuxhi sa një mut çobani, siç themi ne mallakastriotët, u bë gazi i botës jashtë dhe brenda Shqipërisë, sepse bëri realitet tragjikomedinë e Çajupit në kohën e Alldupit “Ti Asim që s’di këndim/je ministër për arsim!”

Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e tjerë të botës, tani janë në hallë të madh, janë në kohë lufte me një superfuqi armike të panjohur, i cili nuk dihet nga vjen, si vjen dhe si parandalohet dhe luftohet. Dinë vetëm që ky armik u merr jetën njërzve të tyre të dashur dhe nuk i lejon as t’u hedhin një grusht dhe, duke u dhënë lamtumirën e fundit.

Në një situatë të tillë, në vend që të bëhemi bashkë, si kurrë më parë, në vend që të jemi falenderues, dëgjues dhe mbështetës pa asnjë rezervë të Qeverisë Rama, e cila po e menaxhon situatën me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri të lartë, dalin Kaçët e Zinjë të Sali Korona virusit Blu dhe përhapin panik, mosbesim te Qeveria jonë, të cilës i kemi besuar jetën tonë në këtë situatë, nxisin çthurjen, rebelimin, stresin dhe ndjellin zi ndër shqiptarët e vetkarantinuar për të mirën e tyre, me “fëndët” e tyre me erë të qelbur, rrjedhojë e “çorbës së prishur” që u kanë dhënë për të ngrënë në moshën e rinisë Saliu i Karaxhiçit dhe ustallarët e tij të vjetër…