Kryeministri Edi Rama deklaron se fundi i majit do të shihet si dalja nga kjo fazë e parë përballjeje me COVID-19 dhe paralajmëron hapjen e fashës orare të lëvizjes nga e hëna.
POSTIMI I PLOTË
?NË KUSHTET KUR KURBA E INFEKSIONIT ËSHTË MË E ULËT SE PRITSHMËRIA JONË MË OPTIMISTE, SI REZULTAT I MASAVE TË FORTA QË KEMI MARRË NË KOHËN E DUHUR DHE REZISTENCËS FANTASTIKE TË POPULLIT NË UNITET ME SHTETIN;
?NË KUSHTET KUR MUND TË SHOHIM ME OPTIMIZËM TË ARSYESHËM FUNDIN E MUAJIT MAJ SI NJË DALJE NGA KJO FAZË E PARË PËRBALLJEJE TË GJITHANSHME ME ARMIKUN E PADUKSHËM, KU NJË PJESË E MADHE E AKTIVITETIN EKONOMIK MUND TË RIKTHEHET NË NJË NORMALITET TË RI DHE SHUMË KUSH MUND TË RIKTHEHET NË PUNË, ME RREGULLA TË MIRËPËRCAKTUAR NATYRISHT;
? NË KUSHTET KUR DUHET TË PËRBALLOJMË DYZET DITË SHUMË TË RËNDËSISHME, PËR FITOREN E KËSAJ FAZE VENDIMTARE TË REZISTENCËS SONË TË PËRBASHKËT, DUKE U HAPUR ME KUJDESIN MË TË MADH E ME DISA HAPA SHUMË TË MATUR, DUKE VENDOSUR NJËKOHËSISHT MASA TË RREPTA PENALE PËR SHKELËSIT, QË TË BLINDOJMË REZULTATET E ARRITURA ME SAKRIFICË DITË PAS DITE DHE TË MBAJMË MBYLLUR ÇDO SHTEG RIKTHIMI TË ARMIKUT;
? DO TË ZGJEROJMË DUKE NISUR NGA E HËNA FASHËN ORARE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE, FARMACEUTIKE DHE BANKARE, DERI NË ORËN 17.30
? DO TË ZGJEROJMË BRENDA JAVËS SË ARDHSHME (NËSE KURBA E INFEKSIONIT DO TË QËNDROJË NË TRENDIN AKTUAL) MUNDËSINË E LËVIZJES ME AUTOMJET PRIVAT TË ATYRE QË PUNOJNË NË HAPËSIRËN E LEJUAR TË AKTIVITETIT EKONOMIK
? DO TË MIRATOJMË JAVËN QË VJEN NË PARLAMENT RISITË E KODIT PENAL / RRUGOR PËR PERIUDHËN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME TË EPIDEMISË
? DO TË PËRGATISIM BRENDA JAVËS TJETËR RREGULLOREN E STANDARDEVE BAZË TË SIGURISË PËR NJËSITË EKONOMIKE TË SHËRBIMIT QË DO TË HAPEN NË JAVËT E MËTEJSHME
? DO TË PUBLIKOJMË FILLIMJAVËN E ARDHSHME, PAKETËN E ZGJERUAR TË MBËSHTETJES FINANCIARE, PËR TË LEHTËSUAR DREJTËPËRDREJTË:
1) BIZNESET E VOGLA QË EDHE PSE NUK U MBYLLËN GJATË KËSAJ PERIUDHE, U GODITËN NDJESHËM NË XHIRON E TYRE SI PASOJË E LUFTËS, SI PËR SHEMBULL AGJENCI TURISTIKE, RROBAQEPĒSI E MOBILERI TË VOGLA, HIDRAULIKË, ELEKTRIÇISTË, FIZIOTERAPI, KANCELARI, SERVISE MAKINASH E LAVAZHE TË LIÇENCUAR, ETJ., PËRFSHIRË EDHE SHOFERËT E TAKSIVE E TË LINJAVE TË TRANSPORTIT URBAN E PUNONJËSIT E TYRE…
2) PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË MËDHA, QË BAZUAR NË LISTË-PAGESAT E FUNDIT TË DITËS SË DJESHME, FIGUROJNË TË GODITUR NGA LUFTA NË VENDIN E TYRE TË PUNËS, TË CILËVE DO T’U SIGUROJMË MJETET E NEVOJSHME FINANCIARE TË REZISTENCËS PËR DYZETË DITËT VENDIMTARE NË VIJIM – DUKE MBAJTUR PARASYSH SE NJË PJESË E MADHE E TYRE MUND TË RIKTHEHEN NË PUNË DERI NË FUND TË MAJIT DHE SE PAKETA MUND TË RIZGJEROHET, SIPAS DINAMIKËS E NEVOJAVE TË LUFTËS NË 10 DITËSHIN E FUNDIT TË MUAJIT MAJ
3) SEKTORËT E TURIZMIT E TË INDUSTRISË FASON DHE NJËSITË PRODHUESE NË TËRËSI