Ministri i Jashtëm Italian ka përshëndetur gjestin e Shqipërisë për të dërguar në shtetin fqinj 60 infemierë që do të shërbejnë në luftën kundër Covid-19. “Sot një grup prej 60 infermierësh do të arrijë në Itali për të mbështetur spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë.

Faleminderit @ediramaal për solidaritetin dhe mbështetjen e saj për Italinë”, tha Di Maio. Ky është grupi i dytë mjekësor që Shqipëria dërgon në Italinë fqinje, pasi 10 mjekëve dhe 20 infermierëve pak javë më parë. Gjesti i Shqipërisë u përshëndet nga figura politike, mes tyre edhe kryeministri italian Giuseppe Conte./abcnews.al