Babai i këngëtares me famë botërore, Rihanna-s, rezultoi pozitiv në testin për Covid-19. Gjendja e tij u përkeqësua deri në atë pikë sa Fenty mendoi se do të humbte jetën, megjithatë vajza e tij i ka ardhur në ndihmë. Rihanna i dhuroi të atit një ventilator enkas për të, për t’i ardhur në ndihmë me frymëmarrjen.

Kështu, Robin Fenty e mposhti virusin për shkak të së bijës. Pasi u mbajt dy javë në qendrën e izolimit në Paragon, i ati i këngëtares rezultoi negativ në testin e fundit. Ai i është jashtëzakonisht falenderues Rihanna-s, e cila është kujdesur shumë për të gjatë këtyre kohëve të vështira. “Mendova se do të vdisja për të qenë i sinqertë, më duhet ta them, të dua shumë”- i drejtohet Robyn të bijës,- “Ajo bëri shumë për mua, më kontrollonte çdo ditë. E vlerësoj për gjithçka që ka bërë.”- është shprehur ai.