Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa iu përgjigj kritikave në Kuvend, tha se misionet humanitare në kohën e koronavirusit kanë ndihmuar 200 mijë familje.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se i gjithë ky proces është i rregulluar në bazë të një kuadri ligjor. Ndërsa u ndal tek ndryshimet e propozuar në Kodin penal, Balla u shpreh se nuk është një “shpikje shqiptare”, por e përshtatur në realitetin shqiptar nga eksperienca e shumë vendeve.

Sipas Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Ndryshimet në Kodin Penal, kanë në thelb mbrojtjen e jetës së njerëzve

“Jemi ende në luftë. Edhe pse kishte çuditshmërisht disa akuza që lidhen me operacionin humanitarë që i kanë ardhur në ndihmë mbi 200 mijë familjeve. Në 28 mijë kilometër katrorë të këtij vendi nuk ka munguar kujdesi për të garantuar që çdo familje në nevojë,për të qetësuar edhe mendjet e prishura që u shprehen me zell këtu në Kuvend, dua t’u them se i gjithë ky proces është i rregulluar në bazë të një kuadri ligjor.

U bë një pyetje: Pse sot këto ndryshime në Kodin Penal? Kjo seancë zhvillohet në një moment të rëndësishëm të luftës. Lufta nuk ka mbaruar, është në kulmin e vet dhe këto ndryshime nuk janë një ekspertimet shqiptar, por një përshtatje në realitetin shqiptar nga eksperienca e shumë vendeve. Duke kuptuar që këto ndryshime kanë në thelb të vetin mbrojtjen e jetës së njerëzve. Në ligjin e miratuar nga Rumani dënimet shkojnë deri në 15 vite burg.

Nëse do t’i merrni dy draftet atë shqiptarë dhe atë rumun që unë kamë përpara, janë shumë më të vogla penalitet krahasuar me këtë vend të BE. Më vjen shumë keq që në këtë moment duhet të humbasim energji edhe me baltën e PD-së, që u hodh sot nga deputeti Murrizi për ministren Xhaçka. Është thjeshtë një ripërsëritje e sezoneve të telenovelës “babale”, por e gjithë proceduar e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes është ëshët si dy pika uji me procedurën që Basha në krye të Ministrisë së Brendshme, kur Shkodra ishte në ujë, ka kryer për furnizimin me ushqime“, tha Balla.