Italia është shteti me më shumë viktima nga koronavirusi deri në këto momente, ku pavarësisht një rënie të lehtë, shifrat e të vdekurve vijojnë të jenë të frikshme.

Ndërkohë në total ka shkuar në 17.699 numri i të vdekurve, ka ende me qindra të tjerë që përballen me virusin e rrezikshëm në shtretërit e spitalit të intubuar.Në videon që gjeni më poshtë, mund të shihni pamje se si mjekët dhe infermierët e spitalit “Sestri Levante” në Liguria të Italisë shihen të gëzuar, pasi dalin nga reparti i kujdesit intensiv.

Në pamje shihen pacientët e gëzuar teksa dalin nga reparti ku shumë të tjerë, nuk ia kanë dalë që të dalin me këmbët e tyre.

Momente emocionuese dhe shprese në të njëjtën kohë, për të treguar se e keqja mund të mposhtet. /a.y/noa.al