Ka degjeneruar në fyerje dhe etiketime personale debati mes shkencëtarit Taulant Mukës dhe Shpëtim Nazarkos gjatë emisionit “360gradë”. Gjithçka ka nisur pasi Muka e ka korrigjuar Nazarkon për një term, gjë që e ka nxehur shumë analistin. Menjëherë ky i fundit ka filluar me fyerjet personale, ndërkohë që për të ‘shuar’ gjakrat ka ndërhyrë edhe drejtuesi i emisionit Artur Zhei, i cili ka siguruar Mukën që Nazarko nuk i ka me të keq ofendimet. Përkundrazi i ka si shenjë konfidencialiteti ndaj figurës së tij.
DEBATI I PLOTË: Taulant Muka: Është statistë diferenciale Shpëtim Nazarko: E di më mirë se ty unë, rri tek këpuca. Po bëhesh si ata të Enver Hoxhës, që thoshin kemi inteligjencën popullore. Po kujt i plasi që je ti shkencëtar? Je në terezi apo jo? Lëri të tjerët të diskutojnë. Je emëruar shkencëtar ti? Hajde të të japim një medalje. Taulant Muka: Një pyetje shumë të thjeshtë të bëra. Shpëtim Nazarko: Ke vajtur si gjithë ata shqiptarët e tjerë. Ik tani! Boll na tregove përralla në Shqipëri? Nga u bëre shkencëtar ti? Taulant Muka: Pse nxehesh ti mua më paguan shteti zviceran, jo ai shqiptar! Ti ke mbaruar shkollën e mesme dhe më tregon shkencën? Shpëtim Nazarko: Aty ku luaj unë… Iko pirdhu, ik o budalla tani
Taulant Muka: Ja shiko fjalorin! Shpëtim Nazarko: Ik o tani! Artur Zhei: Muka, zoti Nazarko është një nga analistët më të mirë në Shqipëri Shpëtim Nazarko: Po lëre tani, aty ku luaj unë ti nuk futesh dot kurrë. Kur flas unë, flas unë. Kur llap ti, llap. Tani do ha unë. Taulant Muka: Unë flas me argumenta shkencërorë Shpëtim Nazarko: Po ik o tani! Artur Zhei: E ka me mirësi, e ka si konfidencialitet