Një ish-prokurori të njohur, madje të disa dosjeve të nxehta, nuk i ka pëlqyer fakti që kryeministri Rama ka promovuar një dijetar musliman ditën e Pashkëve. Pra, Ibn Sina-n, ose ndryshe Avicena-n, ku përcillte si kuriozitet faktin se pikërisht ai ishte njëriu që kishte ideuar karantinën shekuj më parë, si një formë mbrojtjeje ndaj sëmundjeve ngjitëse.
“FIKS dita per te predikuar cfar eshte karantina dhe kush eshte dijetari Persian eshte sot zoti Kryeminister ?! Prisnim urim tjeter ne te Krishtenet Katolik.. Gjithesesi “Me shnet Pashket ” e neser meqe eshte dite pushimi ndonje koment per dijetaret e lindjes se largme ..”, shkruan ish-prokurori Ardian Nezha, i cili vitet e fundit është bërë lajm për faktin e transferimit në Elbasan për të zëvëndësuar Dritan Ginën, e më pas largimi nga organi i akuzës, pas tranferimit në Pukë nga ish-kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.
Nezha nga ana e tij, është mirditor (nga Rrësheni), natyrshëm me besim katolik.
Sakaq, Rama ia kthen duke i thënë:
“Ardian Nezha, urimin ty ta kam bere qysh me mengjes, ndersa dija nuk ka kufi dhe nuk ka lidhje me predikimin, keshtu qe ti fute ne mendje edhe dicka te re qe mesove dhe kaloji pashket sa me bukur”.