Cristiano Ronaldo nuk ka qenë në gjendje të shkojë te berberi i tij i zakonshëm gjatë kësaj periudhe karantinimi prej “Corona virus”, por e ka gjetur një zgjidhje edhe për këtë.Gjysma tjetër e tij, Georgina Rodriguez, është “ngritur në detyrë” nga ylli portugez. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” kohët e fundit kishte aplikuar një look “top knot”, por gjithçka mund të ndryshojë, pasi ka hyrë në duart e “kasapit”, partneres së tij, e cila kurrë nuk ka qethur njeri.

Vetë sulmuesi i Juventusit postoi një video, ku partnerja e tij po ia kap me kapëse flokët lart dhe nga fundi i kokës po ia “krasit” me makinë berberi. Ai e titroi video-mesazhin: “Stay home and keep stylish”. Në fund të videos mund të dëgjohet “SIUUUUU” e tij e zakonshme, ose klithma e festimit të golave në fushën e blertë.