Drejtoria e Tatimeve ka bërë ditën e sotme një njoftim, duke dhënë hollësitë e përfitimit lidhur me shtyrjen në pagesën e qirave nga tri kategori qytetarësh dhe subjektesh.Në zbatim të Aktit Normativ të datës 2 prill, theksojnë Tatimet, janë tri kategori përfituesish:Së pari, janë qiramarrësit individë të cilëve u është pezulluar/zgjidhur kontrata e punës si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19 dhe kanë kontratë qiraje ose çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës – qiramarrës;
Së dyti, janë qiramarrësit studentë të cilët kanë një kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës– qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë;Nga ana tjetër, Akti Normativ përfshin edhe persona fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19.
Si do të aplikojnë përfituesit që të mundësojnë shtyrjen e pagesave të qirave?
Sipas Tatimeve, Individët qiramarrës dhe studentët qiramarrës, duhet të aplikojnë në adresën e e-mail [email protected], në rastet kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Individ ose 2 kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Tatimpagues. Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës së qirasë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktuale.Personat fizikë/juridikë të regjistruar, duhet të aplikojnë në llogarinë e tyre në e-filing, tek menuja ‘’Çështjet e mia’’, kur marrëdhënia midis palëve është Tatimpagues me Tatimpagues ose edhe kur marrëdhënia është Tatimpagues me Individ. Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës noteriale të qirasë.Qiramarrësit përfitues, të cilët kanë ankesë për moszbatim të Aktit Normativ nga ana e qiradhënësit, pasi të kenë plotësuar të gjithë procedurën më sipër, mund të dërgojnë një e-mail në adresën [email protected] , duke përshkruar arsyen e ankesës.