Institute i Shëndetit Publik jep katër këshilla të rëndësishme dhe jetike, që ndihmojnë për të luftuar koronavirusin.Përmes një mesazhi në “Facebook”, ISHP iu bën thirrje qytetarëve të ruajnë distancën, të shmangin kontaktet fizike, të mos frekuentojnë mjedise të populluara dhe të lajnë duart shpesh.
Mesazhi i ISHP:
Të mos harrojmë 4️⃣ keshilla të arta për të mundur COVID-19 ?
1. Mbani distancë sigurie nga njëri-tjetri (të paktën 1 metër) 2. Shmangni kontaktin fizik edhe nëse jeni të shëndetshëm 3. Mos frekuentoni mjedise të populluara 4. Lani shpesh duart