Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e dy mjekëve, të cilët shërbejnë në spital për të shëruar pacientët me Covid-19.Manastirliu shprehet se prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga #covid19 në spitalin #Infektiv.
“Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm”, thotë Manastirliu.
Postimi i plotë: Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga #covid19 në spitalin #Infektiv.Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm??.#Krenare për mjekët!#JEMIMEJU.