Më shumë se kurrë më parë, këto ditë fjala e mjekut Pëllumb Pipero ka peshë të secili prej nesh. I vëllai i tij, Eduard Pipero ka treguar një anë tjetër të mjekut gjatë një lidhje me Skype në emisionin Shqipëria Live”. Eduard Pipero, që prej vitesh jeton në Gjermani, rrëfeu se Pëllumbi për ta (vëllezërit dhe motrat e tjerë) është gjithçka që kanë, pasi e ëma i ka lënë në moshë të re. Ndërsa babai u ka vd ekur para disa kohësh.
“Mundohemi të zbatojmë atë që na udhëzon Pëllumb Pipero. Mjekët janë heronjtë e vendit tonë dhe jam i kënaqur që kryeministri është shumë i kujdesshëm. Patjetër unë shpesh komunikoj me vëllanë, sepse na lidh sporti, atë vrapi dhe mua boksi. Unë gjithmonë e thërras doktor.
Jemi shumë krenar për të, po ashtu lutem që i gjithë vendi jonë të dalë nga kjo situatë. Doktori është një motivator shumë i fortë dhe sinqerisht, ashtu siç shfaqet në televizor është në të vërtetë. Një ditë kur fola kishte pothuajse tre ditë pa fjetur. Ai është shumë optimist, i vendosur, luf tëtar, ne krenohemi me të. Sinqerisht mua më kanë shkruar shumë pyetje në Facebook dhe jam munduar t’i lidh me doktorin.
Jam munduar me mundësitë e mia t’i lidh me profesorin. Doktori është njeri shumë i dashur, zemërmirë, i durueshëm. Ne jemi rritur pa nënë dhe na ka mbajtur dashuria për njëri-tjetrin. Doktori është më i madhi nga vëllezërit e motrat. Babai na vd iq para disa kohësh, ndërsa nëna kur kam qenë i vogël dhe ai për ne është baba, nënë gjithçka. Së pari unë ju përshëndes ju, faleminderit për intervistën. Përshëndes vëllanë, Pëllumbin. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dëgjojnë mjekët dhe të ndjekin këshillat e tyre sepse është shumë e rëndësishme. Ju lutem respektoni atë që ju thotë doktor Pipero,”– përfundoi fjalën e tij Eduardi