Kontrolli teknik i automjeteve vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të pandemisë të koronavirusit. Por nëse data e kontrollit teknik të automjeteve ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi i SGS-së ka qenë i mbyllur për shkak të emergjencave, qytetarët janë të detyruar të qarkullojnë pa bërë kolaudimin dhe nuk do të gjobiten.
“Për kontrollin teknik të mjetit, qytetarët duhet të interesohen te subjekti SGS. Nëse data juaj e kontrollit teknik ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi ka qenë i mbyllur (13 Mars e tutje), mund të vijoni me qarkullimin e mjetit derisa të rinisë plotësisht shërbimin SGS e ku do orientoheni për orarin tuaj dhe datën e re të kontrollit teknik. Për sa kohë shërbimi është i mbyllur për kontrollin teknik, nuk do ketë gjobë të kontrollit teknik vjetor”, informoi për kontrollin teknik të mjeteve Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.
Kontrolli teknik i makinave kryhet nga subjekti privat SGS dhe në faqen zyrtare të kompanisë prej datës 16 mars është njoftuar se për shkak të masave të rrepta të detyrueshme dhe vendimeve të marra nga autoritetet në situatën e përhapjes së COVID-19, qytetarët nuk mund të qarkullojnë me mjete në rrugë, pra nuk mund të vijnë në qendrat e kontrollit.
“Deri në një njoftim të dytë, qendrat e kontrollit teknik do të jenë të mbyllura. Duke dërguar mesazh email në adresën [email protected], do të merrni një mesazh përgjigje të menjëhershme me informacionet më të përditësuara mbi operimin e qendrave të kontrollit”, sqaron kompania SGS.Por qytetarët të cilët i drejtohen kompanisë për shërbim, për shkak të përfundimit të afatit të kontrollit vjetor, pas datës të nxjerrjes të njoftimit nga SGS ju komunikohet automatikisht elektronikisht se kontrolli teknik do të vazhdojë të mos operojë deri në një njoftim të dytë.
Si do të paguhet taksat e makinave: Nga ana tjetër më herët Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor sqaroi për qytetarët se taksat për makinat deri në një njoftim të dytë do të paguhen online, nëpërmjet platformës e-Albania.
Me ndryshimet ligjore se taksat nuk paguhen në afat aplikohet një kamatvonesë (0,06% për ditë vonese), por jo gjobë. “Për të lehtësuar pagesën e qytetarëve, përveç portalit e-albania ku taksa paguhet online, hapëm sportelet me rezervim për NSHRAK dhe Durrës, ndërsa për degët rajonale nuk ka nevojë për rezervim”, sqaroi Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.Te të dyja sportelet sipas drejtorisë të Transportit shërbimi nuk ofrohet pa kryer më parë rezervimin online.
Ndërsa në rrethe shërbimi ofrohet nga degët rajonale si:Fier, Elbasan, Dibër, Sarandë, Vlorë, Berat, Korçë, Shkodër, Laç dhe Kukës. Në rrethe shërbimi nuk ka nevojë për rezervim. Shërbimi për qytetarët dhe bizneset ofrohet nga e hëna deri të shtunën, në fashën e orareve 07:00 deri në 12:30.Sipas kësaj drejtorie taksat mund të paguhen dhe përmes bankës duke plotësuar formularin dhe duke marrë faturën e taksës te ne:
https://www.dpshtrr.al/covid-19/pagesa-taksave-vjetore