Pas Inter edhe Juventus bëhet gati për rinisjen e stërvitjes dhe më pas për rikthimin në fushën e lojës për pjesën e mbetur të Serie A. Por ndryshe nga zikaltërit, “Zonja e Vjetër” nuk ka një datë fikse se kur futbollistët e hyaj të cilët u larguan për të qëndruar pranë familjes duhet të paraqiten në kompleksin stërvitor.
Cristiano Ronaldo dhe tetë lojtarë të tjerë juventinë ndodhen jashtë Italisë. Sipas mediave përtej Adriatikut, aty iu është kërkuar të kalojnë fundjavën e Pashkës me familjet dhe më pas të kthehen në Torino.