Juventusi u ka dërguar një mesazh për t’u rikthyer lojtarëve që janë larguar jashtë Italisë. “Zonja e Vjetër” u ka kërkuar që të rikthehen brenda javës së ardhshme.Karantina në Itali pritet të mbarojë me datë 4 maj, prandaj futbollistët duhet të kthehen që të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë. Sulmuesi Gonzalo Higuain ka bërë “rezistencë” dhe nuk do të respektojë diçka të tillë.
Ai ka nisur bisedimet me klubin që të shtyjë qëndrimin e tij në Argjentinë. Sulmuesi po kalon një moment të vështirë, pasi mamaja e tij po lufton me kancerin. Higuain do që t’i qëndrojë pranë.