Reperi Kanye West është zyrtarisht një miliarder, bën me dije revista Forbes. Shifra e përafërt e pasurisë së bashkëshortit të Kim Kardashian është 1.3 miliardë dollarë, sipas revistës e cila e ka listuar Kanye-n në listën e saj të njerëzve me vlerë të paktën 1 miliard dollarë. Atletet Yeezy, të reperit 42-vjeçar nga Chicago, shiten për më shumë se 200 dollarë një palë në Shtetet e Bashkuara dhe jo vetëm. West ka qenë i lidhur me Nike për vite me rradhë, por u shkëput në vitin 2013, duke i huazuar emrin e tij markës Adidas me të cilën prodhoi atletet e para në vitin 2015.

Revista thotë që për vite me radhë West i kërkonte Forbes që ta rendiste si një nga të pasurit më të mëdhenj, por kërkesa e tij ishte refuzuar për shkak të mungesës së provave. Por përveç perandorisë së atleteve, pjesa më e madhe e pasurisë së West vjen nga pasuritë e patundshme që ai zotëron, tha revista. Kanye West është reperi i dytë amerikan që hyri në listën e Forbes pas Jay-Z, i cili u rendit vitin e kaluar. Duke parë sukseset e mëdha që kanë arritur këta dy repera, mund të arrijmë të mendojmë sesa e vështirë është të arrish statusin e miliarderit. /Forbes