Ndërron jetë nëna e këngëtarit të njohur shqiptar Arbër Arapi.Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.“Se kisha menduar kurrë që do të thoja kështu lamtumirë shpirti im… Ti do jesh gjithmonë në zemrat tona”, shkruan këngëtari që u bë i njohur në spektalin “Ethet e së Premtes”.
Ngushëllime për humbjen e nënës së Arbrit, ka shprehur edhe këngëtarja dhe mikesha e tij, Anjeza Shahini që ka bërë një dedikim prekës:
“Si fëmijë i lodhim prindërit tanë, si adoleshentë duam ti bëjmë krenarë, si të rritur thjesht duam ti shohim të lumtur dhe kurrë të mos i themi lamtumirë. Një tufë me lule për teta Verën e mirë. Na ke pranë miku ynë i dashur”, shkruan ajo.