Bashkimi Europian ka bërë gati për të ndihmuar 10 vende partnere, mes tyre kandidatet për në union me një paketë 3 miliardë euro për të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Shqipërisë i propozohen 180 mln euro kredi me kushte shumë të favorshme. “KE propozon të ndahen 180 milion € në formë kredie me kushte shumë të favorshme për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike” shkruan ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Komisioneri për Zgjerimin në Bruksel Oliver Varhelyi thekson se “Paketa e ndihmës makro-financiare prej 3 miliardë eurosh për të mbështetur dhjetë vendet fqinje është një komponent i rëndësishëm i përgjigjes globale të BE ndaj pandemisë COVID-19” tha ai. Propozimi, sipas Komisionit Europian vjen pas një vlerësimi paraprak të nevojave për financim.
Vendet që përfitojnë kredi dhe shuma; Republika e Shqipërisë 180 milion € Bosnja dhe Hercegovina 250 milion € Gjeorgjia 150 milion €, Jordania 200 milion € Kosova 100 milion € Moldavia 100 milion € Mali i Zi 60 milion € Maqedonia 160 milion € Tunizia € 600 milion Ukraina 1.2 miliardë € Theksojmë se BE-ja i dhuroi 50 milionë euro grante Shqipërisë për përballimin e situatës nga Covid-19, 4 milionë janë për pajisjet mjekësore.