Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Mediat greke raportojnë se dy kryeministrat kanë diskutuar mbi masat e marra nga të dy vendet për trajtimin e pandemisë së koronavirusit si dhe politikën e daljes për heqjen graduale të masave kufizuesen dhe rivendosjen e lidhjes midis dy vendeve fqinje.
Pas përhapjes së virusit vdekjeprurës në Itali, Shqipëria dhe Greqi morën masa menjëherë për prandalimin e dhe përhapjen e koronavirusit.
Greqia më 4 maj ka planifikuar fazën e parë të rihapjes teksa qytetarët nga kjo datë nuk do të duhet të kërkojnë autorizim për të lënë shtëpitë.
Më 11- 18 maj janë datat kur do të hapen për herë të parë pas mbylljes kafet, bare dhe restoranet por po ashtu edhe institucionet arsimore si shkolla dhe universitete.
Hotelet më pas do të hapen në qershor saktësisht në datën 15 qershor./ Javanews