Rritet me shpejtësi kurba e të prekurve me koronavirus në Kosovë. Vetëm në 24 orët e fundit janë konstatuar edhe 79 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 362 numrin total të të prekurve, thuhet në njoftimin e përditësuar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Gjithashtu ditën e djeshme është shëruar edhe një (1) pacient, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej pesëdhjetë e nëntë (59).
Sipas IKSHPK deri në datën 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar me metodën RT-PCR gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS CoV-2 pozitiv janë diagnostikuar gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste të reja, nga tridhjetë e tre (33) raste që ishin një ditë më parë.
Rastet pozitive janë raste kontakti, tridhjetë e pesë (35) prej tyre nga komuna e Ferizajt (sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt dymbëdhjetë (12) raste, Greme tetë (8) raste, Mirash shtatë (7) raste, Lloshkobare katër (4) raste, Slivovë dy (2) raste, Neredime një (1) rast dhe Manastirc një (1) rast), gjashtëmbëdhjetë (16) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) Prizren dhe gjashtë (6) Skorobisht, Han të Elezit gjashtë (6) raste, nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan katër (4) raste, Pozharan dy (2) raste, nga komuna e Gjilanit tri (3) raste (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë, nga komuna e Malishevës dy (2) raste (sipas vendbanimit: Malishevë një (1) rast dhe Banjë një (1) rast), nga komuna e Vushtrrisë dy (2) raste (sipas vendbanimit: Vushtrri një (1) rast dhe Pestovë një (1) rast, dhe me nga një (1) rast vendbanimet në: Burojë-Skënderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë-Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë.
Nga data 08 shkurt deri më 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.256 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e dy (362) me 7 raste vdekjeje, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i detyruar të vetizolohen dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.
Deri sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.795 kontakte të rasteve.