11 miliardë lekë është garancia sovrane e vënë në dispozicion të bizneseve që do të marrin kredi për të pagat e punonjësve. Por për Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka fondi prej 11 miliard lekësh nuk është i mjaftueshëm pavarësisht se i jep frymëmarrje biznesit.
“Ne e kemi dhënë opinionin tonë besoj nuk është e mjaftueshme për të gjitha kërkesat e sipërmarrjes, në radhë të parë, dhe në radhë të dytë ne presim që bankat e nivelit të dytë të specifikojnë vendimin se si duhet të operojnë me sipërmarrjen privat dhe se çfarë kriteresh do të plotësojnë sipërmarrja për të tërhequr garancinë sovrane. Është financim nëpërmjet garancisë sovrane për sipërmarrjet që kanë pamundësi për të paguar punonjësit e tyre.Pra është një frymëmarrje që i jepet sipërmarrjes dhe kjo gjithmonë varet se sa të aftë financiarisht do të jenë sipërmarrjet private për të përballuar një kërkesë të tillë për ta kthyer në sfidë nesër për të shlyer këtë kredi, sepse është shumë e rëndësishme që objektivat të jenë të qarta dhe sipërmarrjet të jenë qartësisht të orientuara se po marrin një kredi për ta kthyer”, tha Jaka.
Kredia sovrane do të jetë me terma preferencial dhe nuk duhet të kalojë normën e interesit prej 2.85%. Por për Jakën kjo është kredi tregtare dhe se interesi nuk është i ulët.
“Nuk mendoj se është me normë interesi të ulët sepse ka një tavan 2.85% dhe nuk dihet se sa është minimumi dyshemeja , dhe 2.85% është kredi tregtare dhe në këtë kontekst unë mendoj se qeveria shqiptare e ka përdorur këtë instrument për ti ardhur në ndihmë emergjente sipërmarrjes”, shprehet Jaka.
Ndërkohë sa i takon paketës së dytë ekonomike që pritet të prezantohet nga qeveria në 15 prill, Jaka thotë që sipërmarrja shpreson të jetë një paketë në të njëjtin nivel me paketat e rajonit.
“Tashmë kemi një prezantim të paketës së Maqedonisë, dhe të Serbisë dhe për aq kohë sa Shqipëria lundron në këtë treg rajonal dhe është e detyruar të bëj analizën këtij tregu rajonal, të konkurrencës të favoreve dhe disfavoreve të sipërmarrjeve t këtij rajoni kam shumë besim që do të kemi një paketë të ngjashme me Serbinë dhe Maqedoninë. Kështu që unë personalisht edhe në cilësinë e kryetarit të dhomës së tregtisë të gjitha kërkesat që i kemi paraqitur qeverisë shqiptare përfundimisht jam i orientuar të orientoj kërkesën drejt një pakete duke ndjekur modelin e Serbisë”, thotë kreu i dhomës së Tregtisë.
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjerimi i paketës financiare ku pritet të përfshihen edhe kategori të tjera biznesi që përfitojnë, si agjencitë turistike, rrobaqepësitë e vogla apo serviset, duke filluar nga dita e hënë fasha orare kur do të mund të lëvizin qytetarët dhe që do të qëndrojnë hapur furrat, supermarketet, bankat dhe farmacitë do të jetë nga ora 05 e mgjesit deri në 17.30 të pasdites.