Kryeministri Rama u bëri apel bizneseve dhe individëve që po ndeshin probleme me bankat lidhur me kreditë të denoncojnë në faqen online të Tatimeve. Rama tha se në terësi vendimi i Bankës së Shqipërisë për shtyrjen me 3 muaj të pagesës së kredive po zbatohet por ka edhe banka që bëjnë ende “xixri-finxri”.
“Të gjithë ata që ndeshin probleme me bankat për kreditë te faqja e Drejtorisë së Tatimeve bëni ankesën tuaj dhe do ta shqyrtojnë rast pas rasti. Në terësi bankat po e respektojnë por për fat të keq ka akoma raste që bankat po bëjnë xinxri-finxri.Ju denonconi rastin konkret dhe na lini ne të merremi”, deklaroi Rama.