“Pasojat ekonomike dhe sociale të krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19, janë më dramatiket që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Sapo kanë filluar të ndihen dhe në këtë kontekst janë të paprecedenta”.

Kështu deklaroi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Para mbledhjes së Eurogrupit më 9 prill, pra përpara marrëveshjes për paketën e masave që liderët e vendeve evropiane miratuan më pas në 23 prill, Von der Leyen kishte deklaruar në mbledhjen e 4 marsit se ministrat e ekonomisë europiane kishin diskutuar mundësinë e marrjes hua të parave bashkërisht, të ashtuquajturat koronbond si një instrument rimëkëmbjeje.