I pyetur se si e menaxhon kohën mes kryeministrisë dhe shtëpisë, Rama tha se gjatë javës kohën e kalon në punë, ndërsa në fundjavë qendron në shtëpi me familjen.

Në mbyllje të intervistës me gazetaren Nisida Tufa, me nota humori Rama tha se bëri një gabim kur vendosi daljen të dielën për nënat me fëmijë.

“Burrat që nuk bëjnë punët e shtëpisë kur gratë dalin më fëmijë, duhen gjobitur deri në heqje të përkohshme lirie”, tha Rama.

Pyetje: Si e menaxhoni kohën mes shtëpisë dhe kryeministrisë? Si është një ditë për kryeministrin shqiptar?

Rama: Përgjithësisht dita e punës kalon këtu. E shtuna e diela në shtëpi. Pasi nuk jam si ata që thonë “bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë”.

Kur them nënat me fëmijë të dalin e burrat të rrinë në shtëpi, unë rri në shtëpi.

Një gabim kishte gjatë vendimit të së dielës, që nuk u vendos një masë gjobe me heqje lirie të përkoshme për burrat që nuk bëjnë punët e shtëpisë kur gratë kanë dalë.