Lidhje Demokratike do të mblidh Kryesinë e partisë ku do të propozohet edhe kandidatit për kryeministër. Ky fakt u bē i ditur dje nga Isa Mustafa, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi.

“Jemi të bindur se në këto momente në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe në shpërndarje të Kuvendit, meqenëse jemi në kohën e pandemisë COVID-19. Ne në takim u shprehem kundër shpërbërjes së Kuvendit. Ne nesër do ta kemi takimin e Kryesisë dhe do të bisedojmë për mandatarin”, deklaroi Mustafa.