Mjeku shqiptar në New York, Sulejman Celaj thotë se koronavirusi po prek të gjitha organet e trupit dhe se ka infektuar edhe mosha të reja, nga 25 vjeç e lart. Sipas tij, pacientët më sëmundje kronike po vuajnë më shumë, ndërsa njerëzit me moshë të thyer po e përballojnë më shumë vështirësi.Një aspekt me rëndësi që nënvizon mjeku është obeziteti, që po kthehet në problem për të infektuarit.“Obeziteti duhet konsideruar sëmundje dhe duhet trajtuar. Është koha që të shihet si diçka që çon deri të vde kja. Duke qenë obez kronik njerëzit krijon një urë që çon deri te fataliteti“, tha ai.
Në një lidhje me “ABC News”, mjeku duke folur për përhapjen e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi se fatmirësisht ka shumë pak fëmijë të prekur, e nëse kjo do të ishte masive do të sillte pasoja tragjike. Celaj tha se gjysma e pacientëve të infektuar në SHBA janë nën moshën 50-vjeçare.
Çfarë po ndodh me sistemin? Celaj: Po mundohet të lehtësohet puna duke u përqëndruar tashmë edhe tek pacientët më kritik. Kemi pacientë nga mosha 25-vjeçare deri në të moshuar. Virusi po prek të gjitha organet e trupit.
Pacientët më sëmundje kronike po vuajnë më shumë, ndërsa njerëzit me moshë të thyer po e përballojnë më shumë vështirësi. Gjithashtu pacientët me obezitet e kanë shumë të vështirë, pasi obeziteti po shkakton shumë probleme sepse virusi ka një efekt negativ tek këta pacientë.Obeziteti duhet konsideruar sëmundje dhe duhet trajtuar. Është koha që të shihet si diçka që çon deri të vdekja. Duke qenë obez kronik njerëzit krijon një urë që çon deri te fataliteti.
A mundet që vërtet të besojmë se ky virus është në disa variante?Celaj: Fillimisht virusi ka qenë në fazën latente dhe ajo ishte faza më kritike pasi nuk e kuptuam. Mbyllja e kufirit me Kinën ndodhi shumë vonë.
Gjithashtu ai u shpreh se për këtë virus ka shumë pak informacion dhe nuk dihet se si do të jetë sjellja e tij në temperatura të ndryshme, pasi sipas tij klima nuk mbetet një nga faktorët që përcakton sjelljen e virusit.“Nuk dimë shumë se si do të manifestohet në dimër”, u shpreh ai.