Forbes publikoi listën vjetore të miliarderëve në botë dhe Kylie Jenner mbetet miliarderja më e re “self-made” dhe është në moshën 22 vjeçare. Në vitin 2019, Kylie mposhti Mark Zuckerberg, krijuesin e Facebook, si miliarderja më e re në botë në moshën 21 vjeçare. Ai ishte vetëm 23 vjeç kur bëri miliardat e tij të parë 11 vjet më parë në vitin 2008.
Kylie hyri në listën e famshme të miliarderëve në Mars 2019. Në nëntor të vitit të kaluar, ajo shiti 51% të markës së saj Kylie Cosmetics në markën e bukurisë Coty Inc, për 600 milionë dollarë.
Marrëveshja, e cila u mbyll në janar, do të thotë se biznesi i saj tani vlerësohet rreth 1.2 miliardë dollarë. Ajo ende zotëron vetëm 49% të aksioneve.