6 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 283 numri i të shëruarve

Albana Fico Instituti i Shëndetit Publik Ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste. Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 245 raste – Durrës 42 raste – Lushnje 6 raste – Elbasan 16 raste – Fier 35 raste – Kavajë 9 raste – Rrogozhinë 4 raste- Korçë 19 raste  – Vlorë 5 raste – Shkodër 94 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 rast – Has 13 raste – Krujë 11 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 5 raste – Mirditë 3 raste – Kukës 9 rast -Mallakastër 1 rast – Kurbin 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.