Mediat kanë mësuar së në rezultatet e testeve të bëra në 24 orët e fundit për 12 persona të dyshuar si raste kontakti me të infektuarit në qytetin e Kukësit, të gjithë kanë dalë negativë.

Që prej rastit të parë me koronavirus janë bërë testime për 137 qytetarë të dyshuar dhe nga testet rezulton se deri më tani në qytetin e Kukësit janë 11 raste të prekur me COVID -19. Në Kukës janë 11 raste, në Has 13 raste dhe Tropojë 4 raste dhe vetëm një vdekje në Has. Betejën me koronavirusin e ka fituar nëna 90-vjeçare nga Hasi ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.