Ashtu sikurse u veprua fundjavën e kaluar, edhe këtë fundjave qeveria ka ndjekur të njëjtën praktikë lidhur me liri-daljen e qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama bën me dije përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” se ditën e nesërme nënat dhe fëmijët deri në moshën 10 vjeç do mund të lëvizin në qytete deri në orën 11:00 të paradites.
Kjo strategji e ndjekur nga qeveria është e imponuar prej COVID-19, pandemi e cila ka përfshirë dhe çorientuar thuajse të gjithë botën.
Postimi i plotë: NESËR GRATË DHE FËMIJËT DERI NË 10 VJEÇ MUND TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 11.00. NE BURRAT PUNË SHTËPIE DHE KONTRIBUT NË GATIM MUNDËSISHT. (Lexo.al)