Pak orë para hapjes për disa biznese, kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim në rrjetet sociale. Ai shkruan se disa biznese joushqimore kanë nxituar duke njoftuar nisjen e aktivitetit.
Rama shkuan se bizneset duhet të verifikojnë nëse janë në listën e hapjes për këtë javë, përmes portalit e-Albania.
Ndërkohë, shefi i qeverisë thotë se një bllok tjetër subjektesh mund të lejohet të hapen pas datës 27 Prill.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
? KUJDES!
? KONSTATOJMË SE KA DYQANE JOUSHQIMORE QË LAJMËROJNË HAPJE PËR NESËR! HAP I NXITUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN ÇDO HAPJE E PAMIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
? BIZNESET E LEJUARA, NË BAZË TË URDHËRIT TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË PËR JAVËN E ARDHSHME (20-26 PRILL), JANË TË PUBLIKUARA NË PORTALIN E-ALBANIA, SË BASHKU ME PROTOKOLLET PËRKATËSE TË SIGURISË SHËNDETËSORE.
? HAPJA E ÇDO AKTIVITETI TJETËR JASHTË ASAJ LISTE TË MIRATUAR ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME. E-ALBANIA DO TË KETË GATI NGA SOT NË MBRËMJE EDHE LEJEN PËR USHTRIM AKTIVITETI NË BAZË TË LISTËS SË MIRATUAR, TË CILËN ÇDO BIZNES DUHET TA DISPONOJË NGA E MARTA E TUTJE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË VET.
? JU LUTEM VERIFIKONI në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër
*duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL – 3 MAJ)