Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve ka publikuar kalendarin e fluturimeve që do të kryhen për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë nga Brukseli.
Më 26 prill në orën 14:45 do të nisë fluturimi nga Brukseli për në Tiranë.
Do të ketë fluturim edhe për të huajt që kanë mbetur në vendin tonë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe duan të shkojnë në Bruksel.
Udhëtimi i tyre do të jetë po në të njëjtën datë, 26 prill, ku fluturimi do të nisë në orën 11:00.
Qytetarët që do të kthehen në Shqipëri janë të detyruar që të qëndrojnë 14 ditë në karantinë në disa hotele të përcaktuara nga autoritetet në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ata do të duhet të paguajnë fluturimin dhe 7 euro ushqim në ditë për të gjitha ditët e qëndrimit.