Kryeministri Edi Rama njoftoi zgjerimin e hartës së zonës së gjelbër të njoftuar pak ditë më parë, të cilët po përballen me lehtësi në lëvizje në periudhën e emergjencës së koronavirusit.

Ai deklaroi në komunikimin e pasdites së sotme, se ka disa zona të tjera të cilat mendohet se i plotësojnë kriteret e lehtësimit.

“Tirana në këtë moment mbetet zonë delikate dhe për këtë arsye nuk përfshihet në hartën e zgjerimit. Deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do të lajmërojmë për zona të tjera të gjelbra”, u shpreh Rama.

Po ashtu ai njoftoi se nga 11 maji, do të ketë lehtësi të tjera sa i takon lëvizjeve.

Rama kërkoi durim, në mënyrë që të mos çohet dëm e gjithë sakrifica e bërë deri më tani.

“Deri pas kësaj jave dhe javën në vijim ne do të bëjmë një analizë të thellë, do ballafaqohemi edhe me komitetin për hapjen e mëtejshme të korridoreve tokësore dhe ajrore. Në 11 maj do kemi lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Në javën e ardhshme do shikojmë të gjithë elementët e lehtësimit të lëvizjes”, tha kreu i qeverisë.