Komisioni i Ligjeve miraton shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore. Në fjalën e tij, ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se ky vendim ndihmon në uljen kurbës së përhapjes se COVID-19.

“Duke qenë se jemi të gjithë te Komisioni juaj të përditësuar me situatën e gjendjes do të na ndihmojë ne që të kemi mundësi të kontrollojmë dhe të fusim në një kurbë ulëse përhapjen e infeksionit”, tha Ahmetaj.

Në përfundim, me 2 vota abstenim të Alban Zenelit dhe Andi Përmetit, Komisioni i Ligjeve miratoi në parim shtyrjen e Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor.