Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega, ka mbetur në Kenia, pasi ishte atje me trajnerin e saj Taulant Stermasi, për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike 2020, të cilat u shtynë për shkak të Covid-19.Ajo thotë se po e shfrytëzon këtë moment për t’u përgatitur për evenet të tjera ndërkombetare, edhe pse asgjë nuk është e qartë.
“Kam ngecur në Kenia, Olimpiada u shty, por do të qëndrojë këtu për një mini-fazë përgatitore.Me shtetin shqiptar nuk kam kontaktuarakoma, por të pres si do shkoj situta dhe do të gjej një mënyrë”, tha Gega në një lidhje skype për gazetarin Altin Sulçe.