Në Lushnje është konfirmuar sot një rast me koronavirus.Bëhet fjalë për një 45-vjeçar nga Karbunara, i cili në pronësi një punishte për përpunim dhe konservim perimesh.Është një biznes familjarë, bashkë me të infektuarin punonin dhe familjarët.

Personi i prekur ndodhet në shtëpi ndërsa familjarët tashmë janë në karantinë derisa të dalin përgjigjet e tamponeve të marra.Shqetësim sjell dyshimi se duke qenë tregtar fruta perimesh, 45 vjeçari mund të jetë infektuar nga blerës e ndërkohë mund të ketë infektuar blerës të tjerë në një transmetim zinxhir që shkakton koronavirusi.