Grafiku i mësipërm tregon ecurinë e rasteve të reja, për Shqipërinë dhe vendet e rajonit. Ajo që bie në sy është që Shqipëria ka një kurbë relaivisht të ulët dhe të qëndrueshme të rasteve të reja. Duhet qartësuar megjithatë, se në bazë të të dhënave zyrare mbi rastet e para të identifikuara si pozitivë pas analizave, Shqipëria (vija e kuqe) ndodhet aktualisht në ditën 34 të epidemisë. Serbia, e cila identifikoi rastet e para vetëm dy ditë më herë se sa Shqipëria ndodhet në ditën e 36 dhe grafiku i saj shpjegon një rritje më të shpejtë të rasteve dhe një kurbë shumë më të përpjetë.

Po kështu një kurbë që tregon shtim të madh të rasteve ka Greqia, 45 ditë pas zbulimit zyrtarisht të rasteve të para. Në po të njëjtën ditë ndodhen edhe Kroacia e Maqedonia, pra të 45-ën, me Maqedoninë që deri në ditën e 36 në të cilën ndodhet Shqipëria sot, kishte një kurbë disi më të ulët, por e cila ka ardhur duke u rritur.

Edhe Bosnja, e cila e pati rastin e parë vetëm një ditë para Shqipërisë dhe sot është në ditën e 35, ka patur një grafik të ngjashëm me Shqipërinë deri në ditën 23 por më pas grafiku i Bosnjës ka pësuar një kërcim, i shpjeguar nga shtimi i shpejtë i rasteve të reja.


Një tjetër grafik që është duke u përdorur shumë këto kohë, edhe pse ekspertët e statistikave shprehen kategorikisht që është shumë herët për të përdorur të dhëna të tilla, është ai i krahasimit të të vdekurve për 1 milion banorë. Si dhe të shëruarve.

Ekspertët thonë se numrat aktualë janë shumë të vegjël për të treguar tendencë, megjithatë grafiku i mëposhtëm tregon një krahasim mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, për këta dy tregues të rëndësishëm.

Siç shihet, Shqipëria regjistron një mesatare prej 7,9 për 1 milion banorë, duke rezultuar në këtë tregues më mirë se sa Bosnja (11,3), Maqedonia (15,4), Serbia (10), Greqia (8,8) dhe Sllovenia (24,2). Sllovenia me një popullsi vetëm 2 milion banorë rregjistron një numër shumë të lartë të vdekurish, edhe pse ka ndjekur një politikë agresive të testimeve. Në treguesin e të vdekurve për 1 milion banorë, tregues më të mirë se Shqipëria regjistrojnë Kosova (3,8), Mali i Zi (3,2) dhe Kroacia (5,1).

Ndërkohë që sa i përket krahasimit të numrit të të shëruarve për një milion banorë, Shqipëria renditet e treta në rajonin tonë me 67,9. E para renditet Sllovenia (71,5) dhe pas saj Kroacia, (78,8).

Megjithatë duhet theksuar se në këtë krahasim duhet të merret parasysh fakti që shtetet janë në ditë të ndryshme që nga regjistrimi zyrtarisht i rasteve të para të të vdekurve dhe viktimave.

“Closed Cases” (rastet me përfundim)

Ndërkohë, që në hyrje të faqes së internetit Worldometer, e cila është shndërruar tashmë në burimin kryesor të informacionit për shumicën e ekspertëve që merren me statistikat, është ekspozuar një tregues, që autorët e quajnë “Closed cases”. Ky tregues shfaqet në krah të “Active Cases”.

Closed cases (rastet e përfunduara) tregon ata raste të infektuara, që e kanë patur një rezultat tashmë, ose me vdekje ose janë shëruar. Sipas Worldometer, në lidhje me këtë tregues, në mbarë botën 493137 raste e kanë patur një përfundim. Nga këta 389279 (79%) raste janë shëruar dhe 103858 raste (21%) kanë ndërruar jetë.

Po si është Shqipëria në lidhje me këtë tregues?

Dhe si është Shqipëria në krahasim me vendet e rajonit?