Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook shkruan se 1600 mjekët e familjes mund t’i kryejnë konsultat mjekësore online pa patur nevojë që qytetarët të paraqiten në qendrat shëndetësore.

Postimi i Ministres Manastirliu: 1600 mjekë familje po ofrojnë on line në kohë reale konsultën mjekësore për rimbursimin e barnave, diagnostikimin, triazhimin dhe trajtimin e pacientëve, pa patur nevojë që qytetarët të paraqiten në qendrat shëndetësore.

Deri tani janë realizuar 4️⃣0️⃣,3️⃣4️⃣8️⃣ konsulta on line me mjekun e familjes.Për çdo pyetje për barnat me rimbursim apo për të kontaktuar mjekun e familjes, telefononi linjën e gjelbër 0800 40 40❗️#ShërbimiMjekësorAfërQytetarëve#QëndroniNëShtëpi.